Xhami i veturës e mbyt 3 vjeçarin, në Ferizaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Një djalë 3 vjeçar e ka humbur jetën aksidentalisht të martën derisa ndodhej brenda një veture.

Dyshohet se viktima nga fshati Prelez i Jerlive të Ferizajt, teksa ishte në veturë e ka prekur butonin që mbyll xhamin e automjetit me ç `rast xhami e ka zënë fëmijën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, e më pas edhe vdekjen e tij.

Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Ferizajt,  Agim Gashi rasti është cilësuar si vdekje aksidentale ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Sipas tij me urdhër të prokurorit pas obduksionit, viktima iu është kthyer familjes për ceremoninë mortore, /Klan Kosova/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/xhami-i-vetures-e-mbyt-3-vjecarin-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala