Windows 10 nuk është gati

Autori:Zekirja Shabani

Edhe pse Microsoft ka thënë një muaj më parë se Windows 10 do të jetë në dispozicion më 29 korrik, Microsoft sqaroi se nuk do të jenë në gjendje për të lansuar përmirësimin e Microsoft. Në një postim, shefi i Windows, Terry Myerson tha se përmirësimet e Windows 10 në fillim do të shkojnë në “Windows Insiders”, një grup prej 5 milionë njerëzve të cilët kanë testuar verzionin e mëershëm të Windows 10.

Pas insiders, Windows 10 i përmirësuar do të jetë i gatshëm të përdoret edhe nga njerëzit e tjerë.
Windows 10 është në kërkesë shumë të lartë. Microsoft pret që në dy deri në tre vjet 1 miliard kompjuter personal do të përdorin Windows 10.
Myerson tha se “pjesa më e madhe e Windows 7 dhe 8 PC do të jetë plotësisht në përputhje me Windows 10. Por kompania nuk ka përfunduar testimin.
“Ne nuk kemi mbaruar ende, ne kurrë nuk do të mbarojmë,” tha Myerson.
Përveç konsumatorëve, Microsoft njoftoi se bizneset dhe shkollat ​​do të jenë në gjendje për të filluar me Windows 10 të përmirësuar më 1 gusht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/windows-10-nuk-eshte-gati/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala