Wikileaks: Ja për çfarë arsye amerikanët e përgjuan Merkelin

Autori:Avdyl Pajaziti

WikiLeaks ka publikuar bisedat telefonike të përgjuara të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe asistentit të saj personal, tema e të cilit ishte kriza greke, ku tregon skepticizmin e saj dhe dyshimet në rrugën e zgjidhjes së kësaj krize.

Merkel, në fakt, ajo nuk ishte e sigurt se si do të mund të shpëtojë Greqia, përkatësisht nëse do të ridizajnohet shlyerja e borxhit ose një paketë e re me ndihma financiare, mund të shihet në transkriptin e bisedës së përgjuar të muajit tetor të vitit 2011.

Ajo kishte frikë se Greqia, edhe në qoftë se i falet një pjesë e borxhit, nuk do të jetë në gjendje të zgjidh problemet e saja financiare.

Shërbimi Sekret amerikan ka përgjuar kancelaren gjermane, Merkel, ndërsa WikiLeaks ka botuar dokumente sekrete dhe audio-xhirimet e agjentëve amerikan në kurriz të gruas më të fuqishme në botë.

Megjithatë, një mendim tjetër kishte ministri gjerman i financave, Volfgang Shable, i cili mbështeste idenë duhet t’iu falet një pjesë e borxheve shtetit grek.

WikiLeaks ka njoftuar se nuk është përgjuar vetëm Merkel, por edhe disa ministra gjerman. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/wikileaks-ja-per-cfare-arsye-amerikanet-e-pergjuan-merkelin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala