“Western Balkans 6”, sot në Prishtinë‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova është nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.

Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Në mesin e pjesëmarrësve në konferencë do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han.

Për këtë konferencë interesimi është shumë i madh duke pasur parasysh edhe paralajmërimin për përcjellje nga shumë media të Ballkanit dhe Evropës.

Konferenca “Western Balkans’ 6” do t’i zhvillojë punimet sot në hotelin “Swiss Diamond”, në Prishtinë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/western-balkans-6-sot-ne-prishtine%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala