webi që gjen cili është binjaku yt në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Thonë që për çdonjërin prej nesh, ka një kopje identike diku në botë. E nëse jeni kurioz të gjeni sozinë tuaj, një faqe web është hapur së fundmi ku mund të kërkoni personin “binjak”, kudo që ai mund te jetë.

twinstrangers.com është faqja ku çdokush mund të gjej personin që i ngjan më shumë nga pamja e jashtme dhe që nuk e ka takuar kurrë më parë.

Gjithçka nisi si një projekt kur prezantuesja televizive irlandeze, Niamh Geaney, hodhi një sfidë duke provuar që në 28 ditë të gjente “binjaken” e saj të panjohur. Në kohë kur propozimi i saj ishte shpërndrë si epidemi në internet, në prill të viti 2015, Niamh takoi Karen Braingan. Vajzat bërë një foto sëbashku dhe është e kotë të flasim , sesa ngjashmëri kishin ato.

Por çështja nuk përfundoi me kaq, gjatë këtij projektit Niamh takoi dhe një grua të dytë, që jetonte në Itali është ishte akoma më indentike sesa para. Ajo quhej Luisa dhe jetonte në Genova.

Pasi e pa që projekti i saj pati një impakt të madh tek njerëzit, prezantuesja lancoi faqen online twinstranges.com, që i jepte mundësinë të huajve të gjeni kopje e tyre identike./tvklan.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/webi-qe-gjen-cili-eshte-binjaku-yt-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala