Weber: Perëndimi ka gabuar me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosovës i duhet ndryshim thelbësor socio-politik për ta kthyer besimin e qytetarëve në shtet dhe në institucione. Kështu ka thënë analisti politik pranë Këshillit Politik të Demokratizimit, Bodo Weber.

Të njëjtën kohë, sipas tij, përkrahësit perëndimorë të Kosovës duhet të ndryshojnë strategji dhe për Kosovën të zhvillojnë dialog i cili çon drejt sovranitetit të plotë, duke integruar përfundimisht serbët brenda sistemit të Kosovës.

Duke komentuar për krizën aktuale politike, Weber ka theksuar se antagonizmat e krijuar ndërmjet akterëve politikë, vështirë se do të mund të tejkalohen nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme.

I pyetur se si e sheh rrugëtimin e Kosovës tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, cilat janë arritjet dhe cilat dështimet e shtetit, tetë vjet pas pavarësimit, Weber thotë se në vend të hartimit të një liste me arritjet dhe dështimet, më lejoni të kujtoj se si Kosova fitoi pavarësinë. “Ajo erdhi pas Planit B të Perëndimit në fund të përpjekjeve të dështuara për të arritur marrëveshje me Serbinë dhe Rusinë në kuadër të OKB-së, mbi statusin final të Kosovës”.

“Arsyeja kryesore e cila bindi një pjesë të madhe të Perëndimit ishte se, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç asaj e cila përjashtonte Serbinë dhe aleatët e saj nga vendimmarrja, e cila këmbëngulte për integrimin e Kosovës si një territor në kuadër të shtetit serb.

Kështu, Kosova fitoi pavarësinë në një mënyrë të pazakontë – nëpërmjet bashkëpunimit me një koalicion të shteteve perëndimore, të cilat ishin të gatshme, duke bërë pjesë të Kushtetutës së Kosovës Planin Ahtisari.”, tha ai në intervistën për Koha Ditore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/weber-perendimi-ka-gabuar-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala