Washington po insiston në formimin e Asociacionit

Deputeti serb Milovan Drecun ka thënë se Serbia duhet të luftojë për Asociacionin, pasi për këtë e ka edhe mbështetjen e SHBA’bë. Drecun, i cili është edhe njëri nga propagandistët më të mëdhenj të viteve 90’të kundër Kosovës, ka thënë se pas Asociacionit do të diskutohet për “pasurinë e Serbisë” në Kosovë.
Drecun i cili është Kryetar i Këshillit Për Kosovë dhe Metohi në Parlamentin e Serbisë, ka thënë se Serbia po i përmbush obligimet e veta.
“Serbia duhet të luftojë për Asociacionin e Komunave serbe dhe për normalizimin marrëdhënieve Me Kosovën në mënyrë që në rend dite të vijnë çështje më të rëndësishme siç është pasuria e Serbisë në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Serbia, përkundër Kosovës, po i përmbush detyrimet e veta që i ka marrë në Bruksel. Sipas tij, nga BE ka ardhur mesazhi se Prishtina duhet të përmbushë atë që është arritur në Bruksel dhe se ajo duhet ta themelojnë Asociacionin e Komunave serbe.
“Mua më ka trimëruar qëndrimi i ShBA-ve nga kontaktet personale me diplomatët e saj, në të cilat është thënë se ata insistojnë që të formohet AKS dhe kjo gjë tregon se Washingtoni sheh mirë se sa qenësor është për stabilizim formimi i kësaj bashkësie”, thotë Drecun.