VV: Veseli u frikësua të jetë kryetar i kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Besnik Bislimi kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur rreth Zajednicës dhe kufirin me Malin e Zi.

Ymeri është shprehur se Zajednica është një problem politik dhe ekonomik për Kosovën ndërsa Bislimi ka thënë se Asociacioni paraqet formën ekstreme të decentralizimit asimetrik.

Ky i fundit ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ku ka thënë se pjesë e ekipit të komisionit për demarkacionin kanë qenë jurist dhe sociolog e asnjë gjeograf.

Bislimi tha se Isa Mustafa është i pa interesuar që ta marrë seriozisht këtë punë.

“Gjeodetët e Kosovës vazhdimisht kanë derguar prova të reja se Kosova po humb territor, por komisioni në asnjë variant nuk ka shpreh interesim me i marr parasysh” ka thënë ai.

Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Kuvend duke thënë se të enjten Kadri Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit, njofton Klan Kosova, njofton lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-veseli-u-frikesua-te-jete-kryetar-i-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala