VV: S’shkojmë te presidentja, takohemi me popullin në shesh

Autori:Gazeta Fjala

Takimi i liderëve politik te presidentja Takimi i liderëve politik te presidentja
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka paralajmëruar vazhdimin e takimeve me krerët partiakë për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend.

Megjithatë, përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare thonë se kryetarët e këtyre subjekteve do të pranojnë të takohen me drejtuesit e koalicionit qeverisës vetëm nëse në rend dite do të jenë modalitetet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndryshe, sipas opozitarëve, takimet e organizuara nga presidentja Jahjaga janë të kota sepse nuk prodhojnë asnjë rezultat.

Zyra e presidentes ka bërë të ditur se Jahjaga do të vazhdojë angazhimin e saj për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës, por nuk tregon se kur do të thirret takimi tjetër i liderëve partiakë, pas atij që u mbajt të hënën.

“Presidentja Jahjaga do të vazhdojë angazhimin e saj për dialog ndërmjet partive politike parlamentare për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentes.
Në anën tejtër zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se kryetari i kësaj partie nuk do të pranojë ftesën e Jahjagës për dialog pasi, sipas tij, takimet me presidenten janë të kota.

“Është parë tashmë që takimet me presidenten nuk rezultojnë më kurrfaë zgjidhje. Kriza është shkaktuar nga dy njerëz që e kanë shkelur Kushtetutën dhe kanë tentuar ta rikthejnë kontrollin e Serbisë në një pjesë të territorit tonë. Pa largimin e këtyre dy njerëzve nga pushteti nuk mund të ketë zgjidhje. Ne nuk do të takohemi me presidenten dhe me dy shkaktarët e krizës, por do të takohemi me popullin në shesh nëpër protesta”, ka thënë Krasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-sshkojme-te-presidentja-takohemi-me-popullin-ne-shesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala