VV: Rrethojat e metalta mbi Urën e Ibrit vetëm sa për sy e faqe

Autori:Avdyl Pajaziti

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë e ka mbështetur edhe kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, që të mos lëshojë pe karshi kërkesave të Serbisë, përkatësisht Goran Rakiqit, për zgjerim të veriut të Mitrovicës në dëm jugut vetëm kur është fjala për qëllimet dhe kërkesat për ndryshim të kufijve komunalë.

“Ne konsiderojmë se vendosja e rrethojave të metalta vetëm sa për sy e faqe te Ura e Ibrit në emër të “rivitalizimit”, shërben si makiazh i një situate të paprecedent në të cilën ende tolerohen strukturat e Serbisë në Kosovë. Së këndejmi, mos heqja e barrikadës, tregon papërgjegjshmërinë e institucioneve dhe se negociatat e Brukselit, nuk rezultuan me shuarjen e strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës. Përkundrazi, ato struktura po legalizohen me bekimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është një kornizë me potencial të hatashëm për kolonizim të ri në atë pjesë të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të VV-së.

Vetëvendosje thotë se barrikada në Lumin Ibër duhet të hiqet pa kushte dhe sa më parë. E po ashtu, shqiptarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre e të mbështeten për t’i rindërtuar shtëpitë e tyre në atë pjesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-rrethojat-e-metalta-mbi-uren-e-ibrit-vetem-sa-per-sy-e-faqe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala