VV: Qeveria të jap dorëheqje

Autori:Avdyl Pajaziti

Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një konference për media ku ka thënë se sot kanë kaluar katër muaj që nga nënshkrimi antikushtetues i kryeministrit Isa Mustafa për marrëveshjet në Bruksel.

Ai tha se gjatë kësaj kohe është ushtruar dhunim ka pasur arrestime e përndjekje ndaj subjektit të madh opozitar.

“Kanë kaluar po ashtu tri ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Çdo qeveri pas këtij vendimi antikushtetues do të ndërmerrte një veprim e që është dorëheqja. Kjo qeveri pas këtij vendimi është duke tentuar me çdo kushte të themelojë Zajednicën duke dorëzuar edhe statusin për themelimin e saj”, theksoi Çaushi.

Ai tha se po i bëjnë të qartë kësaj qeverie se populli e ka kuptuar shkeljen që ka bërë, andaj siç tha ai, kjo qeveri duhet të jap dorëheqje të menjëhershme.

“Ne kërkojmë vetëm një gjë, tërheqjen nga këto marrëveshje, sepse shkarkimi i qeverisë ka qenë vetëm një kusht i joni ndaj arrogancës dhe kokëfortësisë së qeverisë karshi këtyre marrëveshjeve. Ky ka qenë qëllimi ynë, që nga fillimi i marrëveshjes me 25 gusht”, ka përfunduar ai, duke shtuar se nuk do të ndalen deri në shkarkimin e kësaj qeverie, të cilën e quajti antikushtetuese.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-qeveria-te-jap-doreheqje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala