VV: Pushteti po përdor dhunë sepse u frikësua nga manifestimi

Autori:Gazeta Fjala

Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook thotë se pushteti është frikësuar nga manifestimi i fundit i opozitës dhe tani po përdor dhunën dhe represionin.

 

Ata e kanë quajtur të jashtëligjshëm përjashtimin e opozitës nga Kuvendi dhe arrestimin e deputetët të Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

“Në njërën anë opozita u përjashtua jashtëligjshëm nga Kuvendi, kurse në anën tjetër deputetët e saj po arrestohen. Pushtetit nuk po i pengon opozita vetëm në Kuvend por edhe në rrugë. Manifestimi i fundit e ka frikësuar pushtetin deri në atë masë sa që ai po përdor mjetin e fundit: dhunën dhe represionin”, duke shtuar se kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetëve dhe aktivistëve të arrestuar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-pushteti-po-perdor-dhune-sepse-u-frikesua-nga-manifestimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala