VV: Policia torturoi aktivistët tanë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëpërmjet një komunikate dhe disa fotografi të dërguara në media, VV bën të ditur se sot rreth orës 16:00, Policia ka liruar dy aktivistët që kishte arrestuar paradite. Aktivistët e sapo liruar, janë rrahur brutalisht në Stacionin Qendra, të Policisë së Kosovës.

Sipas VV-së i përfshirë në torturimin e aktivistëve ka qenë edhe komandanti i njësiteve speciale, Driton Imeri.

Sipas VV-së, me t’i futur në stacionin policor, aktivistëve u është thënë nga Driton Imeri që “tash e tutje ju nuk do të keni punë në gjykata. Këtu ma nuk ka ligje. Thjesht do t’ju rrahim nëpër stacione deri sa të ndaleni”.

Në komunikatë thuhet se policët u kanë thënë aktivistëve t’i qojnë fjalë Dardan Molliqajt dhe disa aktivistëve të tjerë që “sapo t’i arrestojmë do t’i torturojmë më shumë se juve”. Po ashtu, policët kanë sharë e ofenduar aktivistët në baza familjare.

Më poshtë i gjeni edhe disa foto nga lëndimet që aktivisti Shkëlqim Morina ka marrë nga rrahjet.

VV2  VV1

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-policia-torturoi-aktivistet-tane-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala