VV: Policia po vazhdon presionin ndaj qytetarëve që nënshkruajnë peticionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në Vushtrri, pranë pikës ku po mblidhen nënshkrimet e qytetarëve, gjatë gjithë kohës po qëndrojnë dy policë me uniforma, pa kurrfarë nevoje.

“ Qëndrimi i policëve po vazhdon, dhe kjo gjë po i bën qytetarët që të hezitojnë të afrohen për të nënshkruar. Një gjë e tillë po ashtu po shkakton irritim tek njerëzit që megjithatë po përfshihen në peticion”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Prania e policisë në aktivitete të tilla si mbledhja e nënshkrimeve, është tërësisht e panevojshme dhe s’ka se si të jetë ndryshe përveçse formë e sofistikuar e presionit ndaj qytetarëve për të mos e nënshkruar peticionin./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-policia-po-vazhdon-presionin-ndaj-qytetareve-qe-nenshkruajne-peticionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala