VV: Policia po provokon, ka filluar t’i ndalë autobusët

Lëvizja Vetëvendosje thotë se Policia ka filluar provokimin e protestuesve.
“Protestuesit që janë nisur nga Prizreni, tash e gjysmë ore po mbahen të ndalur nga policia e cila po i kontrollon veç e veç secilin”, thotë kjo parti përmes një komunikate për media.
“I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos vazhdojë provokimet e tilla që kanë synim vonimin e protestuesve”, thuhet më tej në komunikatë.