VV: Policia po kërkon Ahmetin, kryeministri po jep urdhra për arrestime

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur të enjten se Policia e Kosovës, sot, rreth orës 11:00 shkoi për ta arrestuar në shtëpinë e tij, aktivistin, Valdrin Ahmeti.

VV thekson se qartë që Isa Mustafa është shndërruar në kryepolic që jep urdhëra se kënd ta arrestojë policia, kënd ta dënojë urgjentisht gjykata, ndaj kujt të hapen hetimet, etj.

“Pas ekspres dënimit të djeshëm të një qytetari që nga mllefi kishte ‘kërcënuar’ ministrin dhe djalin e kryeministrit, sot u tregua edhe njëherë që efektiviteti policor është i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për kryeministrin. Ky veprim i policisë, e cila po e kërkon për ta arrestuar aktivistin Valdrin Ahmeti, vjen pasi që të njëjtin aktivist vetë Isa Mustafa e përmendi me emër në emisionin ‘DEBAT’ në RTK, më 28 gusht 2015”, thuhet në komunikatë.

Sipas Vetëvendosjes, është e qartë që Isa Mustafa është shndërruar në kryepolic që jep urdhra se kënd ta arrestojë policia, kënd ta dënojë urgjentisht gjykata, ndaj kujt të hapen hetimet, etj.

“Ky kryepolic, e ka vënë të gjithë sistemin në shërbim të tij, familjes, pronave dhe ministrave të tij. Ky nuk është kryeministër i qytetarëve të Kosovës”, thekson Vetëvendosje. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-policia-po-kerkon-ahmetin-kryeministri-po-jep-urdhra-per-arrestime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala