VV planifikon ta godasë edhe Thaçin me vezë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zv/ministri i Punëve të jashtme, Petrit Selimi, sot ka qenë cak i aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët e sulmuan atë me vezë.

Shënjestër e vezëve të aktivistëve të VV-së, pritet të jetë edhe shefi i Selimit, zv/kryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Burime të ORAinfo brenda VV-së, bëjnë të ditur se aktivistët e këtij subjekti politik janë duke përgatitur planin që ta sulmojnë edhe zv/kryeministri Thaçi.

“Ne vlerësojmë se Hashim Thaçi është ndër përgjegjësit kryesorë për “Zajednicën” dhe qëndrimi ynë është i qartë që asnjë nga përgjegjësit për marrëveshjet e fundit nuk do të lejohet të vazhdojë punën normalisht, pa u tërhequr nënshkrimi nga marrëveshjet e fundit me Serbinë”, ka thënë ky burim i ORAinfo, duke paralajmëruar se Hashim Thaçi tani është caku i radhës.

Ndryshe, edhe kryeministri Isa Mustafa disa herë ka qenë në shënjestër të vezëve të aktivistëve të Vetëvendosjes. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-planifikon-ta-godase-edhe-thacin-me-veze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala