VV: Mustafa po përdor represion policor

Autori:Gazeta Fjala

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Policia e Kosovës i ka penguar aktivistët e saj përmes presionit, që t’i mbledhin nënshkrimet për peticionin kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe të iniciuar ditë më parë.

“Sot, gjatë orës 13:00, policët ushtruan presion ndaj aktivistëve për rreth një orë duke u thënë se nuk keni të drejtë të qëndroni këtu. Aktivistët nuk u larguan, ndërsa policët vazhdonin të bënin presion”.

“Para disa ditësh, Isa Mustafa frikësohej nga fletushkat dhe parullat. Arrestonte aktivistë për këto veprime. Kur ky kryeministër e pa se qytetarët po nënshkruhen masivisht, filloi t’i quaj “të padijshëm”. Tash kur po e sheh që numri i nënshkrimeve veç po rritet, gjë që flet se kundërshtimi i qytetarëve është shumë i madh ka filluar të përdor armën e vetme që i ka mbetur: represioni policor.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-mustafa-po-perdor-represion-policor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala