VV: Mustafa familjes po i jep tender, Serbisë e Malit të Zi tokë (Foto)

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, duke vendosur një peshore, ku më shumë peshon kryeministri Mustafa me djemtë e tij se sa kundërshtarët e pushtetit.
“Familjes po i jep tenderë dhe amnisti, Serbisë po ja jep ‘Zajednicen’ brenda Kosovës e Malit të Zi po i falë qindra hektarë tokë”.
“Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë edhe shumë dhe nuk do të vazhdojë shumë. Nëse ky pushtet nuk tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet do të përballet me rezistencë të fortë”, ka thënë Nushi.
Ai tha sa kryeministri Isa Mustafa, familjarët e tij janë të përfshirë në afera të mëdha kriminale.
“ Dosjet e tij janë aq të rënda sa nuk mund të fshihen aq lehtë si statuset e tij në Facebook”, tha Nushi.
Ai ka kërkuar që aktivistët duhet të lirohen sa më parë sikurse edhe marrëveshjet duhet të tërhiqen përndryshe kjo qeveri do të përballet me rezistencë qytetare.