VV: Me “Zajendicën”, Kosova humb edhe kontrollin mbi shëndetësinë

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se marrëveshja për “Zajednicën” me Serbinë, përveç aspekteve tjera, e dëmton Kosovën edhe në aspektin e sistemit të shëndetësisë.
Në një deklaratë për media të dhënë nga Komiteti për Shëndetësi i VV-së, është theksuar se VV-ja do të vazhdojë ta kundërshtojë marrëveshjen për “Zajednicën”, pasi që, me anë të kësaj marrëveshje, në një pjesë të Kosovës po krijohen spitale etnike.
“Kësisoj kemi të bëjmë me parime raciste”, ka thënë Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, raporton Telegrafi.
“Përmes marrëveshjes për Zajednicën, qeveria po e humb kontrollin mbi shëndetësinë në 1/3 e territorit të Kosovës”, ka shtuar më tej ajo.
Sipas Kollçaku-Mulhaxhës, në spitalin i cili është në veri të Kosovës kemi pasur të punësuar 1600 punëtorë dhe prej tyre asnjë shqiptar. /Telegrafi/