VV: Marrëveshja e Brukselit ka implikime demografike në Mitrovicë

Autori:Gazeta Fjala

Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr sot vërejtjen rreth implikimeve të rrezikshme që sipas tyre mund të vijnë për Komunën e Mitrovicës nga marrëveshja e Brukselit të nënshkruar më 25 gusht nga Kryeministri Isa Musatafa me Serbinë.

Në një konferencë për media, Glauk Konjufca nga kjo lëvizje, ka thënë se kjo marrëveshje “do të bëjë ndryshimin demografik dhe serbizim të lagjeve shqiptare.”

“Në negotiatat e Bruskelit, cështjat e veriut ka shkuar shumë përtej Planit të Ahtisarit. Serbia ka kërkuar më 25 gusht –  me marrëveshjen që e kanë arrtitu për levizjen e lirë – që Komuna e Mitrovicës së Veriut të zgjerohet edhe edhë me lagjen e Suhodollit, lagje e banuar me shqiptarë,” ka thënë ai, duke shtuar se kufiri i ri do të vije e të përputhet me lumin e Ibrit.

“Serbia në vazhdimësi ka vazhduar me kolonizim në Kosovë; janë ndërtuar lagje të tëra në veri të Kosovës. Beogradi ka pasur duart e lira të ndërtojë lagje të reja për serbët dhe paralelshit me këtë, është parndaluar kthimi i shqptarëve në pronat e tyre në veri nga struktuart e dhunshme shtetërore të Serbisë.”

Konjufca ka ftuar edhe Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, që të mos nënshkruaje ndryshimin e kujfijeve të komunës.

“Ne e inkurajojmë atë që të rezistojë sepse kjo cështje është e drejtë,” ka thënë ai.

Ai ka kritikuar Kryeministrin Mustafa që asnjëherë nuk ka shkuar të vizitojë dhe të pyes banorët e kësaj lagje para se të nënshkruajë marrëveshje në Bruksel.

Në konferencë ka folur edhe Liburn Aliu, i cili ka sqaruar kronologjikisht ndryshimin e territorit të Mitrovicës.  Ai ka përmendur se Mitrovica kishte pësuar ndryshime konstante, që nga koha e regjimit të Milloshoviqit, më pastaj me Planin e Ahstirait dhe tani me marrëveshjet e Brukselit.

Sipas tij, këto marrëveshje nuk do të sjellin vetëm ndryshim të territorit, por edhe ndryshime demografike duke pasur parasysh, sic ka thënë ai, planet e Serbisë që të kthejë rreth 200.000 serbë në Kosovë./Gazeta Fjala

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-marreveshja-e-brukselit-ka-implikime-demografike-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala