VV konferencë për skandalet e fushës së shëndetësisë

Lëvizjes Vetëvendosje thirri konferencë për media për të bërë publik, siç thanë ata skandalin më të madh nga paslufta në fushën e shëndetësisë.
Sipas tyre bëhet fjalë për ndërtimin e spitalit që ofron shërbime kardiologjie e që është ndërtuar në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Dardan Molliqaj i këtij subjekti politik ka thënë se ky spital është ndërtuar nga një rrjet biznesesh në krye me Ekrem Llukën e Hashim Thaçin.