VV kërkon lirimin e Molliqajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e sekretarit, Dardan Molliqaj. Në një deklaratë ka thënë se Molliqaj është arrestuar nga regjimi në largim “për shkak të protestës së djeshme”.

“Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e gjerë shoqëror të rezistencës  që është ngritur kundër këtij regjimi”. Ka thënë VV.

“Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen të burgosur për shkak se kanë qenë në ballë të këtij fronti. Deri në lirimin e të gjithë aktivistëve dhe deri në ditën e largimit të këtij regjimi shtypës policor, në Kosovë nuk mund të ketë drejtësi dhe qetësi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-kerkon-lirimin-e-molliqajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala