VV: Isa Mustafa ose ta tërheqë nënshkrimin, ose duhet të jap dorëheqje

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka thënë se presioni i opozitës brenda Kuvendit dhe i qytetarëve jashtë, solli rezultatet e para të kundërshtimit të fuqishëm ndaj “Zajednicës”, duke bërë që Kadri Veseli dhe Qeveria Mustafa -Thaçi, të dorëzohen. Seanca u anulua.

“Vazhdojmë me organizimin dhe mobilizimin e fuqishëm kundër defunksionalizimit të shtetit tonë. Kryeministri Mustafa ose duhet ta tërheqë nënshkrimin e marrëveshjeve që cenojnë sovranitetin dhe territorin e vendit tonë, ose duhet të jap dorëheqje. “Zajednica” nuk kalon!”, thuhet në fund të komunikatës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-isa-mustafa-ose-ta-terheqe-nenshkrimin-ose-duhet-te-jap-doreheqje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala