VV: “Ia ndalëm gënjeshtrën Isa Mustafës”

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se sot deputetët e opozitës ia ndalën gënjeshtrën Isa Mustafës, përmes së cilës ai synonte që edhe njëherë t’i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit.

“Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm. Veprimet e tij janë tallje dhe shpërfillje e Kuvendit, ashtu siç marrëveshjet e Brukselit janë rrënim i Republikës”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-ia-ndalem-genjeshtren-isa-mustafes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala