VV gjuan me vezë Petrit Selimin (Video)

Autori:Gazeta Fjala

Lëvizja Vetëvendosje e ka gjuajtur me vezë Zëvendësministrin e  Punëve të Jashtme Petrit Selimi.

“Petrit Selimi njihet për miqësinë e tij me Ivica Daçiq-in, personin që Kosovën e quajti ISIS. Petrit Selimi dhe as shefat e tij asnjëherë nuk reaguan për këtë deklaratë të mikut të tyre Daçiq”, shkruan në komunikatën e VV.

Kjo lëvizje ka thënë se asnjëri nga eksponetët e qeverisë nuk do të mund të vazhdojë punën normalisht, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-gjuan-me-veze-petrit-selimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala