VV e quan “hajn” Mustafën, kërkon dorëheqjen e tij

Autori:Gazeta Fjala

Pas ofendimevë nga kryeministri dhe biri i tij, ka reaguar lëvizja Vetëvendosje, transmeton Gazeta Fjala.

“Mustafa, kanë humbur kontrollin duke iu sulur deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, me një gjuhë të paturpshme dhe të ulët. Ky kryeministër e ka humbur toruan dhe po sulmon në mënyrë të tillë çdo kundërshtar të tij”, shkruan në reagimin e Vetëvendosjes..

Në kumtesën Vetëvendosje ka shkruar:

“Pas korrupsionit dhe kriminalitetit 6 vjeçar në Komunën e Prishtinës, pas keqpërdorimeve me pronat në Bërnicë – për të përfituar vetë, pas bashkimit me Thaçin – përkundër të gjitha premtimeve që ua kishte dhënë anëtarësisë së vet, pas nënshkrimit të marrëveshjes më të dëmshme për Republikën e Kosovës prej përfundimit të luftës… kryeministri Mustafa bashkë me djalin e tij Besnik Lëvizja Vetëvendosje i konsideron të papranueshme vendimet dhe sjelljet e kryeministrit dhe kërkon me ngulm dorëheqjen e tij.

……

Një kryeministër hajn, me djem hajna që marrin paratë e buxhetit të shtetit; një kryeministër që është në gjendje ta shesë krejt Kosovën veç sa për të mbetur vet në pushtet, nuk i duhet Kosovës. Një kryeministër i tillë duhet të jap urgjent dorëheqje. Dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të shkarkohet urgjent nga qytetarët”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-e-quan-hajn-mustafen-kerkon-doreheqjen-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala