VV e pa vendosur nëse do të jetë në Kuvend për ratifikimin e MSA-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit në ditën kur do të kërkohet ratifikimi i MSA-së.

Por, nuk ka deklaruar njëjtë partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj partie Frashër Krasniqi, i ka thënë Indeksonline se kjo çështje nuk ka arritur ende në agjendën e Kuvendit.

“Kjo çështje ende nuk ka ardhur në agjendën e Kuvendit, prandaj edhe ende nuk kemi ndonjë qëndrim për këtë çështje”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, kanë nënshkruar në Strasburg, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-e-pa-vendosur-nese-do-te-jete-ne-kuvend-per-ratifikimin-e-msa-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala