VV: Do të vazhdojmë me protesta sikur mbrëmë

Autori:Gazeta Fjala

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, e ka quajtur si fitore të Opozitës detyrimin e partive në pushtet që të mbajnë mbledhjen në një sallë të improvizuar në Kuvend.

Në një konferencë për media, Ymeri tha se partitë opozitare do të vazhdojnë me protesta derisa Qeveria dhe kryeministri Isa Mustafa të tërheqin nënshkrimin e tyre për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Vazhdimin e seancës në një sallë tjetër në Kuvend, Visari e ka quajtur jo demokratike.

“Mbajtja e seancave në restorante dhe anashkalimi i 1/3 të deputetëve tjerë të Kuvendit, paraqet shkelje të demokracisë”.

“Ne do të vazhdojmë me protesta sikurse mbrëmë dhe do t’i detyrojmë të fshihen skutave”, ka thënë Ymeri.

I pyetur se përse nuk kanë shkuar në sallën e improvizuar të seancës, Ymeri ka thënë se një gjë e tillë u është pamundësuar pasi që nuk kanë pasur ftesë dhe nuk i ka lejuar sigurimi.

Ndërsa ish lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se aktualisht janë vetëm dy skenar të mundshëm në skenën politike, ose të bije Asociacioni i Komunave me shumicë serbe “Zajednica”, ose Qeveria e Kosovës.

“Mbrëmë kemi shënuar një fitore të madhe, pasi të bashkuar kemi pamundësuar normalizimin e Zajednicës. Në Kosovë nuk mund të ndërtohet edhe Zajednica. Ose do të bie Zajednica ose Qeveria”, ka thënë Kurti./lajmi.net/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-do-te-vazhdojme-me-protesta-sikur-mbreme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala