VV: Dhuna policore po përballet me vendosmërinë e opozitës

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook thotë tash e dy orë po vazhdon rezistenca e opozitës ndaj policisë nëpër rrugët e Prishtinës.
Sipas tyre, dhuna policore po përballet me vendosmërinë e opozitës.
“Nuk do të ketë as një minutë qetësi, deri sa të tërhiqen marrëveshjet, të lirohet deputetja Donika Kadaj – Bujupi dhe të ndalohen përndjekjet policore”, ka shkruar VV