VV: Deputetët e opozitës nuk do t’i përgjigjen asnjëherë bisedave informative

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frasher Krasniqi ka thënë se deputetët e opozitës nuk do t’i përgjigjen asnjëherë prokurorisë, duke i konsideruar ftesat si biseda informative.

Krasniqi ka thënë për Indeksonline se Kryeprokurori duhet të jetë në shërbim të mbrojtjes së shtetit dhe jo të “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.

“Aleksandër Lumezi, që me t’u zgjedhur kryeprokuror i shtetit premtoi një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, e paska vënë në top prioritet përndjekjen e deputetëve të opozitës. Një fakt më shumë që çdo institucion shtetëror është kapur nga koalicioni qeverisës dhe është vënë në mbrojtje të “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi. Deputetët e opozitës nuk do t’i përgjigjen asnjëherë bisedave informative dhe kryeprokurori nuk ka nevojë të na i përsërisë ftesat”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Krasniqi konsideron se kryeprokurori duhet të merret me luftimin krimit dhe korrupsionit që e kanë ngufatur Kosovën, ndërsa opozitën ta lenë të qetë.

“Kryeprokurori i shtetit në vend që të bëhet pjesë e mekanizmit që po e mbron “Zajednicën”, le të merret me krimin dhe korrupsionin që e ka ngulfatur Kosovën, me strukturat paralele kriminale që po e cënojnë sovranitetin dhe me politikanët e korruptuar që e kanë kapur shtetin, e le ta lërë të qetë opozitën”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-deputetet-e-opozites-nuk-do-ti-pergjigjen-asnjehere-bisedave-informative/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala