VV bllokon “Pastrimin” e Feim Salihun

Autori:Avdyl Pajaziti

(E PLOTËSUAR) Ansambleistët e Komunës së Prishtinës, së bashku me 100 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bllokuar në mëngjesin e sotëm dyert e ndërmarrjes ‘Pastrimi’, duke mos lejuar drejtorin Feim Salihu të hyjë në drejtori. Ndërkohë, ka pas përleshje të punëtorëve të ndërmarrjes Pastrimi, ku një person është dërguar në stacionin policor. Vetëvendosje bashkë me ansambleistë dëshirojnë ta heqin drejtorin siç e quajnë uzurpatorin, Feim Salihu. Ata nuk kanë penguar punëtorët tjerë të ndërmarrjes dhe po ashtu edhe makinerinë, pasi qëllimi kryesor ka qenë vetëm Feim Salihu.Në anën e protestuesve i kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre edhe një numër i punëtorëve të kësaj ndërmarrje. Aktivistët së bashku me asamblistët e Komunës së Prishtinës do të vazhdojnë të rrinë para dyerve të kësaj ndërmarrje derisa vendimi i gjykatës për largimin e Feim Salihut të zbatohet.

 

——-

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë bllokuar herët në mëngjesin e ditës së sotme hyrjen e ndërmarrjes Pastrimi. Ky aksion i VV po sipas një njoftimi të lëvizjes është bërë për të penguar drejtorin jolegjitim, Feim Salihun që sipas këtij subjekti politik po e mban edhe më tutje peng këtë ndërmarrje. Përplasjet mes Vetëvendosjes e drejtorit Feim Salihu kanë filluar kohë më parë për shkak të drejtimit të ndërmarrjes. Madje debat të nxehtë rreth pozitës së tij ka pasur edhe në seanca të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-bllokon-pastrimin-e-feim-salihun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala