VV: Bastisjet e shtëpive të deputetëve, tensionojnë edhe më shumë situatën

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sonte për bastisjen e shtëpisë së prindërve të deputetit të kësaj parti Albin Kurti, të cilin policia po e kërkon në bazë të fletë-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës.

Në komunikatën e VV-së, thuhet se para pak orësh, Policia e Kosovës bastisi edhe shtëpinë e prindërve të deputetit Albin Kurti.

“Pushteti i kriminalizuar, që nuk ndërmorri asnjëherë asnjë veprim kundër strukturave paralele kriminale të Serbisë dhe kundër krimit e korrupsionit që e kanë vërshuar vendin, është vënë në përndjekje speciale të deputetëve të opozitës”, thuhet në komunikatë.

“Pushteti i Isa Mustafës dhe i Hashim Thaçit, që nuk ka guxim të përballet as edhe njëherë të vetme në mënyrë të dinjitetshme me Serbinë, kur kjo e fundit sulmon dhe bllokon Kosovën, po bastisë shtëpitë e deputetëve ngase nuk po mund ta durojë vendosmërinë e opozitës për ta mbrojtur Republikën”.

“Bastisjet e shtëpive të deputetëve dhe familjarëve të tyre, do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe do ta rrisin vendosmërinë e opozitës në rezistencën e saj kundër shtetit policor që është vënë totalisht në funksion të mbro jtjes së ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-bastisjet-e-shtepive-te-deputeteve-tensionojne-edhe-me-shume-situaten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala