VV: Aferat në shëndetësi, pasojë e lidhjes së pushtetit me krimin

Autori:Gazeta Fjala

Skandalet dhe aferat në shëndetësinë e Kosovës po ndodhin për shkak të lidhjes së zyrtarëve të shëndetësisë dhe pushtetit me krimin e organizuar, ka thënë në një konferencë për media anëtari i Komitetit për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, njofton Klan Kosova.

Shkreta duke folur për aferën “Stenta”, në të cilin rast po dyshohet se shumë mjekë janë të përfshirë në afera të ndryshme dhe marrje ryshfeti, tha se tashmë qytetarët janë të shqetësuar nga këto ngjarje për shëndetin e tyre.

Ai shtoi se arsyeja që nuk po funksionalizohet Klinika e Kardiokirurgjisë është pikërisht lidhja me krimin e organizuar dhe se, sipas tij, ka edhe grupe kriminale që bashkëveprojnë me pushtetin.

Sipas Shkretës problem ka edhe në Farmaceutikë.

Anëtari i Vetëvendosjes akuzoi edhe sekretarin e shëndetësisë, Gani Shabanin, dhe shumë zyrtarë të tjerë, ndërsa shtoi se po ndahen fonde për shërim në sektorin privat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vv-aferat-ne-shendetesi-pasoje-e-lidhjes-se-pushtetit-me-krimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala