Vushtrrisë i kërkohet anulimi i tenderit për servisim veturash

Autori:Gazeta Fjala

Agjencioni Kundër Korrupsion ka kërkuar nga komuna e Vushtrrisë që të anuloj procedurën tenderuese për servisimin e veturave.

Komuna në KRPP ka nisur procedurat për këtë tender me datën 26 tetor. Mirëpo pas shqyrtimit të dokumentacionit kundërkorrupsioni kërkoi që të mos shkohet më tej me këtë procedurë pasi ka shkelje ligjore.

“Mos zbatimi i ligjit të prokurimit mund të shpie në shpërblim pa meritë”, shkruan në këtë vendim transmeton Gazeta Fjala.

AKK thotë se autoriteti kontraktues nuk e ka paraqitur sasinë e përafërt të furnizimeve dhe shërbimeve që duhet të prokurohen në aktivitetin e inicuar.

Opinion i publikuar nga AKK thregon se gjatë ekzaminimit të dokumentacionit të ofertave është  konstatuar se dy nga tre operatorët ofertues nuk kanë paraqitur validitet të tenderit.

“Me këtë rast konstatojmë se Komuna e Vushtrrisë i ka vlerësuar këto oferta pa vlefshmëri të tenderit. Në fakt në këtë rast është dashur që të dy ofertat të klasifikohen si të papërgjegjshme”, shkruan aty.

Agjencia Kundër Korrupsion kërkon të marren hapat e nevojshëm për anulimin e e “njoftimit për dhënie të kontratës”.

“Në mënyrë që aktiviteti i prokurimit mos të ecë tutje pas shkeljes së ligjit të prokurimit publik” / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vushtrrise-i-kerkohet-anulimi-i-tenderit-per-servisim-veturash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala