Vushtrri, nxënësit s’e duan arsimtaren, në shenjë revolte djegin goma

Autori:Avdyl Pajaziti

Nxënës të shkollës “Migjeni” në fshatin Stanoc i Epërm, komuna e Vushtrrisë, po protestojnë para oborrit të shkollës, duke djegur edhe goma me gaz, në shenjë revolte kundër ardhjes së një arsimtareje të re në këtë shkollë.

Fahrije Hyseni, arsimtare e gjuhës shqipe është emëruar në këtë pozitë nga Drejtoria e Arsimit në Vushtrri, pasi Isuf Haradinaj që kryente këtë punë ndërroi jetë javë më parë, njofton Klan Kosova.

Nxënësit e shkollës kërkojnë që në vend të Hysenit, arsimtar i tyre të jetë Visari, i biri i Isufit, po ashtu i kualifikuar për këtë punë.

Rrahim Ajeti, asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë ka thënë se emërimi i arsimtares është i paligjshëm, pasi është bërë pa konkurs dhe ajo nuk e ka përmbushur pushimin e lehonisë.

Në ambientet e shkollës, zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit janë duke zhvilluar një takim me drejtorin e shkollës, Behxhet Bregaj, i cili ka thënë se vendimi për emërim të arsimtares në atë pozitë është marrë nga drejtoria.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vushtrri-nxenesit-se-duan-arsimtaren-ne-shenje-revolte-djegin-goma/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala