Vulni sjell platformën serbe në Kosovë

Ka më shumë se një muaj, prej se Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar përpilimin e një platforme serbe, e cila në mënyrë specifike do të merret me Kosovën, themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri dhe rolin e saj në Kosovë.
Që të bisedohet për këtë platformë dhe përmbajtjen e saj, me të cilën tashmë zyrtarët serbë kanë filluar të merren, Kosovën do ta vizitojë Aleksandër Vulin, i ashtuquajtur, ministër për Kosovë e Metohi, në Qeverinë serbe.
Gazeta “Zëri” mëson se krerët e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të udhëhequra nga politikanë të Listës Serbe, kanë kërkuar nga zyrtarët e Beogradit, që të marrin edhe mendime prej tyre lidhur me këtë platformë.