Vulin e hedh fajin te Prishtina për mos zbatimin e marrëveshjeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Prishtina nuk është e gatshme dhe gjithmonë gjen arsye për të vonuar zbatimin e marrëveshjes për sigurimet e veturave dhe për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Prishtina zvarrit çështjet kur është fjala për zgjidhje”, ka thënë ai pas një vizitë në manastirin e Shën Arkangjelit në Prizren.

Ai ka thënë se marrëveshja për sigurimin e automjeteve është lidhur në interes të qytetarëve në Kosovë, për shkak se do të jetë më e lehtë për të komunikuar dhe do të ulen shumat e larta të sigurimit, raporton Tanjug.

“Prishtina nuk ka nisur zbatimin në ditën e planifikuar dhe po heziton për zgjidhje. Sigurisht që Beogradi nuk është fajtor për anulimin e marrëveshjes për sigurimet, ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur”, ka thënë Vulin.

Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, Vulin ka thënë se kjo gjykatë është në shërbim të Kosovës dhe se kriminelët duhet zbuluar.

“Ne të gjithë e dimë se krimet janë kryer, nëse i dimë emrat e viktimave pse të mos i dimë edhe emrat e tyre që i vranë ata?”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vulin-e-hedh-fajin-te-prishtina-per-mos-zbatimin-e-marreveshjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala