Vulin: Asociacioni ndanë qartë Mitrovicën veriore dhe jugore

Autori:Gazeta Fjala

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) është kthesë e madhe për serbët e Kosovës sepse ajo serbëve iu jep kompetenca të konsiderueshme në Kosovë, ka deklaruar ministri serb për Punë e çështje sociale e të luftës Aleksandar Vulin.

“Jam shumë i kënaqur me cilësinë e marrëveshjes që është arritur me përpjekje e luftë diplomatike , kjo është marrëveshje cilësore e lidhur në dobi të bashkësisë serbe edhe Prishtina një kohë të gjatë i ka ikur dhe është munduar ta pengoj”, ka thënë Vulin. Njofton tanjug, dhe ka shtuar se marrëveshja ka më shumë se sa që është pritur.

Cilat kompetenca do të dëshirojnë t’i kenë serbët nivelin e vet lokal, varet nga vetë ata ka shtuar Vulin, transmeton Gazeta Fjala dhe ka shtuar se nga ta e nga përfaqësuesit e tyre varet në ç’masë do të shfrytëzohen ato për përmirësimin e jetës.
Ai ka shtuar se më në fund do të bëhet kufizimi ndërmjet Mitrovicës veriore e jugore.

“Marrëveshja për energjetikën është po ashtu e rëndësishme, sepse Serbia do të vazhdojë se administruari me pasurinë e nuk do t vihen në pikëpyetje Marrëveshja e Brukselit e as donë marrëveshje tjetër”, ka thënë ai.
Vulin ka përsëritur se ky është një sukses i madh politik i Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vulin-asociacioni-ndane-qarte-mitrovicen-veriore-dhe-jugore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala