Vuçiqit i dhembin 3 pikët e Shqipërisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu ka kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sa i përket vendimit të CAS-it.

Në fakt, Rama, e ka quajtur super lajmin që CAS-i i dha fitoren Shqipërisë kundër Serbisë.

“Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi evropiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! #ForcaShqipëria”, ka shkruar Edi Rama në Twitter.

Ndërkaq, ndaj këtij postimi ka reaguar kryeministri serb, duke shkruar po ashtu në Twitter.

“Drejtësia evropiane, për herë të njëqindtë, u kthye në një padrejtësisë globale. Ata që shkaktuan incidentin kane fituar dhe viktima eshte dënuar”, shkruan Kurir, duke cituar Vuçiq.
Vuçiq ka reaguar me një postim ne Twitter duke komentuar sa ndodhi. “Vendimi i gjykatës në Lozanë është një turp për ligjin, drejtësinë dhe një fyerje për të gjithë njerëzit normalë,” ka shkruar ai. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciqit-i-dhembin-3-piket-e-shqiperise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala