Vuçiqi i mërzitur, për shkak të Platformës së BE-së për negociatat për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Pa përfunduar takimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it (ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë e Itali) në Beograd.
Mediat në Beograd e përshkruajnë të mërzitur kryeministrin serb, pas bisedimeve në këtë takimi, të cilësuara si të vështira.

Mediet serbe theksojnë se Vuçiqi ka parashtruar “argumente për të gjithë atë nëpër të cilën ka kaluar Serbia dhe çfarë ka bërë në rrugën drejt BE-së”. Sipas raportimeve, Vuçiq ka thënë të jetë “shumë i dëshpëruar për shkak të zhvillimeve të fundit në Bruksel dhe Projektit të Platformës së BE-së për negociatat mbi Kosovën”.

Para kësaj mbledhjeje Vuçiq ka zhvilluar një takim me patriarkun dhe krerët e tjera të kishës ortodokse serbe, transmeton koha.net.

Merret vesh se patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i ka thënë kryeministrit Aleksandar Vuçiq të ndërpresë negociatat për anëtarësim në BE për shkak të kërkesës për njohjen e Kosovës.

“Nuk duhet të sakrifikojmë Kosovën për hir të Evropës, sepse ajo nuk ka çmim”, ka thënë Irinej për gazetën serbe Kurir.

Ai më tej ka thënë se Kosova është djepi i Serbisë dhe nuk duhet hequr dorë nga ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciqi-i-merzitur-per-shkak-te-platformes-se-be-se-per-negociatat-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala