Vuçiq vjen në Kosovë për t’i pajtuar shqiptarët dhe serbët

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do të vizitojë Kosovën, në mënyrë që të takojë dhe inkurajojë serbët e Kosovës si dhe t’ua shpjegojë atyre domethënien e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, por edhe të bëjë thirrje për pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve, raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Tanjug.

Duke cituar një intervistë dhënë për median serbe, Tanjug raporton se Vuçiqi është shprehur i kënaqur me marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërsa ka thënë se Serbia duhet të jetojë me fqinjët e vet në paqe dhe jo në luftë.

Në intervistë, Vuçiq citohet të ketë thënë se esenca është që Beogradi, në një betejë lodhëse diplomatike, “ka arritur që të fitojë që serbët në komunat që do ta përbëjnë Bashkësinë e Komunave Serbe, të kenë një kornizë të fuqishme institucionale në të cilën do të mund të jetojnë më mirë dhe në mënyrë më të pavarur se sa deri më tani”.

“Serbisë i është njohur e drejta që të marrë pjesë në këtë drejtpërdrejt, ndërsa edhe është mbrojtur prona e Serbisë në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se këtu “para së gjithash mendon në pronën e EPS-së dhe të Telekomit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-vjen-ne-kosove-per-ti-pajtuar-shqiptaret-dhe-serbet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala