Vuciq: Unë dhe Edi Rama e dimë kush e solli dronin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri serb Aleksandar Vuciq ka thënë se ai dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, e dinë mirë se kush e solli dronin me flamurin e shqipërisë etnike, vjet në Beograd, gjatë ndeshjes mes dy kombëtarëve të futbollit.

“Ne e dimë dhe autoritetet e dinë si ndodhi kjo.  Nuk ka asnjë dyshim se kjo ishte një ngjarje politikisht e organizuar. Edi Rama dhe unë e dimë se kush e bëri atë”, ka thënë ai në një intervistë për disa media serbe, transmeton Klan Kosova.

Vuciq me këtë rast i ka quajtur shqiptarët “një komb në zgjerim” ndaj të cilëve tha se duhet patur kujdes dhe me të cilët duhet patur raporte të mira”.

Ai ka folur edhe për raportet me popujt tjerë dhe ka thënë se kohëve të fundit pati disa deklarime të marra që kanë të bëjnë me politikën në rajon.

Në këtë frymë, ai ka shtuar që “Serbia është shteti më i dashur në mesin e maqedonasve pas ngjarjeve të fundit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-une-dhe-edi-rama-e-dime-kush-e-solli-dronin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala