Vuçiq ultimatum BE-së dhe Kroacisë: Keni 14 orë kohë!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se nëse Bashkimi Evropian nuk ndërmerr masa në 14 orët e ardhshme mbi bllokimin kufirit dhe trafikur rrugor që Kroacia ka vendosur ndaj refugjatëve, Serbia do të ndërmarrë kundërmasa.

“Nëse BE brenda 14 orëve nuk i përgjigjet situatës në kufirin midis Kroacisë dhe Serbisë, Serbia do të ndërmarrë kundërmasa për mbyllje unilaterale të kufirit”, ka thënë kryeministri serb sot në mbylljen e Forumit të Beogradit, transmeton Indeksonline.

Vuciq nuk ka spescfikuar më tej se çfarë kundërmasash tjera do të ndërmarrë Serbia.

Ai tha se Serbia do të reagojë me qetësi, duke mos shkelur rregullat, por do të përkujdeset që Kroacia nuk do ta torturojë dhe turpërojë Serbinë, si dhe ta shkatërroj ekonominë serbe dhe të shpëtoj pa pasoja.

Vuçiq tha se veprimet e Kroacisë janë “skandale të pabesueshme”./indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-ultimatum-be-se-dhe-kroacise-keni-14-ore-kohe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala