Vuçiq thotë se do të ketë luftë të vështirë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij do të bëjë gjithçka të mundur që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s, por ka pranuar se kjo do të jetë një luftë e vështirë.

“Do të jetë luftë e vështirë politike, me rezultat të paqartë, por ne do të bëjmë gjithçka”, ka thënë Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se nuk e kupton se “përse dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit midis Beogadit dhe Prishtinës, prej Kosovës vijnë kërcënime me luftë”.

“Diçka e çuditshme po ndodh në rajon, sikur të gjithë po i tregojnë muskujt. Ne jo. Këtë politikë nuk e pranojmë”, ka thënë Vuçiq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-thote-se-do-te-kete-lufte-te-veshtire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala