Vuçiq: Të gjitha gjërat me Kosovën zgjidhen deri më 27 gusht

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vazhdimi i dialogut Beograd- Prishtinë, përkatësisht raundi i ri në Bruksel pritet të bëhet atëherë kur të jetë e sigurt se mund të bëhet përparim.

Ai ka thënë, se në Beograd po qëndron një delegacion i Brukselit me të cilin do të bisedojë si të gjendet zgjidhja për zbatimin e marrëveshjes për sigurimin automjeteve me Prishtinën, njofton Tanjug.

Vuçiq ka shfaqur shpresën se presioni i kancelares gjermane Angela Merekl dhe ftesa e tij për Prishtinën do të japin rezultate për qasje konstruktive.

“Besoj se deri më 27 gusht do të do të zgjidhen të gjitha gjërat”, ka thënë Vuçiqi ,transmeton koha.net.

Zbatimi i Marrëveshjes së arritur ndërmjet dy vendeve më herët për sigurimin e automjeteve nuk ka filluar së zbatuari.

Beogradi pret që kjo çështje të zgjidhet deri më 5 gusht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-te-gjitha-gjerat-me-kosoven-zgjidhen-deri-me-27-gusht/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala