Vuçiq sot në Srebrenicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë sot në Srebrenicë.

Në qytetin ku ka ndodhur masakra e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë, në vitin 1995, Vuçiq do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe te memoriali i viktimave të masakrës.

Kjo është vizita e parë e Vuçiqit në Srebrenicë qysh më 11 korrik, kur është shënuar përvjetori i 20-të i masakrës.

Atëbotë, Vuçiq është detyruar të largohet pasi është sulmuar nga masa.

Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës kanë qenë forcat serbe të Bosnjës.

Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-sot-ne-srebrenice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala