Vuçiq premton drejtësi në rastin e vëllezërve Bytyqi

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka premtuar se do të ketë “drejtësi” në rastin e vrasjes së tre qytetarëve amerikanë, me prejardhje nga Kosova, trupat e të cilëve u zbuluan në një varrezë masive në lindje të Serbisë më 2001, pas konfliktit në Kosovë.

Vuçiq ka thënë në Washington se Serbia “do të bëjë punën e saj” për të sjellë drejtësi për vrasjen e vëllëzërve shqiptar Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi, rast ky që është pengesë në marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe SHBA-ve, përderisa Serbia po mundohet të bëjë integrim më të madh drejt Perëndimit.

“Ne do ta adresojmë këtë çështje, jo sepse është një problem i madh bilateral në mes nesh dhe SHBA-ve, por sepse ajo do të ishte zgjidhja e vetme”, ka thënë Vuçiq në Washington.

“Mos u brengosni, ne do ta zgjidhim këtë çështje, do ta bëjmë punën tonë sepse e kemi për obligim”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se zgjidhja “do të ndodhë shumë shpejt, më shpejt se sa dikush mund të pres”.

Trupat e pajetë e Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi janë gjetur në vitin 2001 në varrezën masive në Petrovo Sello në Serbi. Për vrasjen e tyre kanë qenë të akuzuar policët Sretem Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar./REL/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-premton-drejtesi-ne-rastin-e-vellezerve-bytyqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala