Vuçiq nuk e di ç’pret nga Nikoliqi për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk e di se çfarë mund të presë nga platforma për Kosovën të cilin kryetari i Serbisë do të duhej ta paraqiste në fillim të majit.

Ai ka thënë se kryetari Nikoliq është i njohur me të gjitha ato që kërkohet nga Serbia në rrugën për në Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se nuk e fsheh se çfarë bisedohet me BE-në dhe se temë është gjithmonë Kosova, njofton B92, transmeton Koha.net

Nikoliq dje kishte thënë se platforma për Kosovën do të publikohet në fillim të këtij muaji.

Ai ka shtuar se me BE po bisedohet për krijimin Asociacionit serb të Komunave dhe për barrikadën në Ibër të cilën ai, sikur dhe të gjithë zyrtarët serbë, e quan ’Park paqeje’ në Mitrovicë .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-nuk-e-di-cpret-nga-nikoliqi-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala