Vuçiq nesër viziton Srebrenicën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Srebrenicë, ku do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe në qendrën memoriale të viktimave të masakrës.

Vuçiq, për herë të fundit, ka qëndruar në Srebrenicë më 11 korrik, në 20 vjetorin e masakrës.

Por, atëbotë, ai është detyruar të largohet, pasi është sulmuar nga masa.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid./rel

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-neser-viziton-srebrenicen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala